Leo Messi do të mungojë për ekipin e Paris Saint Germain në ndeshjen ndaj Monaco.
Messi nuk do jetë në dispozicion për ndeshjen e xhiros së 29-të në Ligue 1, ndaj Monaco si pasojë e një gripi.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë ekipi parisien, me anë të një postimi në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.
Ylli argjentinas ka qenë i pranishëm për PSG-në në 18 ndeshje nga 28 gjithsej, duke shënuar dy gola dhe 11 asistime.
Ndeshja ndërmjet Monaco – Paris Saint Germain do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00.