Lëndohet Gosens, në dyshim për Bolognan

Mbrojtësi i Interit, Robin Gosens, mund të mungojë në ndeshjen e të mërkurës ndaj Bolognas, si pasojë e një lëndimi muskulor që e pësoi në stërvitjet e sotme (e hënë).

Calciomercato.com njofton se gjermani mund të mos udhëtojë Stadio Dall’Ara si pasojë e këtij dëmtimi.

27-vjeçari është pritur të shënonte startin e parë me fanellën zikaltër pikërisht ndaj Bolognas, mirëpo ai mund të mbetet jashtë ose në rastin më të mirë të jetë në bankën rezervë.

(Foto: Instagram/robingosens)

Anësori kroat, Ivan Perisic, pritet të kthehet në krahun e majtë të mbrojtjes, në ndeshjen të cilën Interi duhet ta fitojë.

Në rast të triumfit, Nerazzurrët do ta marrin kreun e tabelës së Serie A me një pikë më shumë se rivali lokal, Milan.