LEN: Qeveria po i godet qytetarët duke e shtrenjtuar rrymën! (Video)

“Viti i ri ka filluar me zhvatje të re të qytetarëve nga pushteti i kriminalizuar në ikje, e kësaj radhe edhe përmes faturave të rrymës”, akuzojnë nga Lidhja Evropianë për Ndryshim. Sipas tyre qeveria po i godet qytetaret edhe më shumë duke e shtrenjtuar energjinë elektrike në mënyrë drastike.

“Pra të nderuar, në momente kur qytetarët gjenden buzë ekzistencës dhe fukarallëku po rritet qeveria e korruptuar po i godet edhe më shumë duke e shtrenjtuar energjinë elektrike në mënyrë drastike. Kjo gjë do të dëshmohet më së miri nga faturat që pritet të mbërrijnë tek qytetarët. Të shkojmë me sqarim më të detajuar që të na kuptojë secili qytetarë: Kjo ngrohëse harxhon 2 kilovat në orë, të supozojmë se këtë një familje e përdor 12 orë në ditë dhe rezulton se brenda muajit harxhon 720 kilovat dhe me automatizëm kjo amvisëri renditet në bllokun e tretë të harxhuesve të rrymës elektrike, që kanë rritje të dukshme të çmimit të energjisë elektrike përkundër gënjeshtrave të qeveritarëve se çmimi i rrymës është ulur. (2:24) Sa për sqarim, a e dini se cilët shfrytëzues kanë lirim të rrymës elektrike – lirim kanë vetëm ata që tanimë i kanë braktisur shtëpitë e tyre se edhe po ti ndiznin poçet e dritës do ta tejkalonin bllokun e parë”, tha Fari Hiseni – nga Lidhja Evropianë për Ndryshim./Alsat.mk