LEN: Artan Grubi ka harxhuar 25 milion euro për aparate të kazinove, në katër vite (Video)

Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) sot doli me akuzën se Zëvendëskryeministri Artan Grubi gjatë qeverisjes katërvjeçare ka investuar 25 milion euro në aparate të kazinove. Sipas opozitës shqiptare, “funksionarët e Ali Ahmetit, investimin e parë këtë vit, prej 5 milion eurove e bëjnë për kazinotë, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se këto tenderë janë përgatitur për biznesmenët e krimit nga Beogradi”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Evropiane për Ndryshim. Sipas saj, “veprimet e fundit dëshmojnë se armiku kryesor i qytetarëve e veçanti shqiptarëve është politika dyfytyrëshe e BDI-së e cila në opinion shitet se është kundër kazinove, por me ligj mundësoi që në formë online, kazinotë të hyjnë në çdo shtëpitë dhe telefonat e çdo qytetari”.