Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë para pak minutash, shruan A2.

Pas lëkundjeve të para, u ndje një tjetër tërmet pak më i lehtë.

Magnituda e tërmetit me epiqendër në Hamallaj të Durrësit dhe thellësi 10 km, ishte 5,4 e shkallës Rihter.

Ndërkohë, IGJEUM njofton paraprakisht se tërmeti ishte me magnitudë 4,8 dhe me thellësi 7 km. Epiqendra e tij ishte 3 km në veri të fshatit Bubq.