Vritet një polic i Kosovës, plagosen 2 të tjerë

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë para pak çastesh në fshatin Zhur të Prizrenit.KALLXO.com merr vesh se polici është vrarë nga shpërthimi i një mjeti eksploziv. Burime të KALLXO.com tregojnë se në këtë incident kanë mbetur të plagosur edhe dy pjesëtarë të Policisë.