Dueti i Era Istrefit me Sayonara Boy arrin këtë sukses

Era Istrefi me anë të një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se kënga e saj me Sayonara Boy ka marrë pllakën platinum.

Projekti i këngëtares shqiptare me artistin rus ishte publikuar në gusht të vitit të kaluar, ndërsa ka marrë mbi 49 milionë klikime në kanalin YouTube.

Era publikoi një fotografi të Sayonaras, ku shihet edhe pllaka që mori kënga e tyre “Sayonara detka”.

Era Istrefi së fundi ka pushuar në Bullgari bashkë me Norën, Robertin, e shoqërinë e tyre.