Shkurtimi i afatit të vlefshmërisë së lejes për armë nga 10 në 5 vjet, mundësi për legalizim të armës jo legale, kategorizim të armëve dhe kufizim të sasisë së armëve për gjuetarët në 10 copë janë vetëm disa nga ndryshimet e parapara në propozim ligjin e ri për armë. Ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Jovan Alltançiev, gjatë arsyetimit të propozim ligjit, tha se, për shkak të 15 ndryshimeve që i ka pësuar ligji aktual që nga viti 2005, nevojitet tekst tërësisht i ri, i harmonizuar me ligjin evropian. Ai nënvizoi se siguria është zemra e këtij ligji.
Lajme Lejet për armë do të rinovohen çdo pesë vjet, parashihen edhe masa...



