Lefkov: Në ditën kur Kovaçevski u bë mandatar, kompania e themeluar nga ai mori 203 mijë euro ndihmë shtetërore

VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar me akuzat ndaj kryeministrit Dimitar Kovaçevski për lidhjet e tij me kompaninë “Pikcell Croup”. Deputeti Mile Lefkov sot deklaroi që në ditën që Kovaçevski është emëruar si mandatar për formimin e qeverisë, kjo kompani ka marrë ndihmë shtetërore prej 203 mijë eurove.

“Vetëm një ditë pasi Kovaçevski u bë mandatar për përbërjen e qeverisë së re, më 29 dhjetor të vitit të kaluar, kompania Pikcell Group, që është themeluar pikërisht nga ai, mori ndihmë shtetërore prej mbi 203 mijë eurove. Pra, Kovaçevski me mandat si kryeministër, ndërsa Pikcell-i i tij merr ndihmë shtetërore prej 203 mijë eurove. Kjo është pagesa më e madhe nga një seri pagesash prej mbi gjysmë milion eurove të bëra nga Qeveria dhe FIZHT (FONDI PËR INOVACION DHE ZHVILLIM TEKNOLOGJIK) për Pikcell Group të themeluar nga Kovacevski në periudhën 2019-2021”, deklaroi Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.