RTSH publikoi 20 këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 58 të Këngës, të përzgjedhura nga juria e drejtuar nga dirigjenti Zhani Ciko, shkruan lajmi.net.
Të 20 artistët do të ngjitën në skenë në datat 19 dhe 20 dhjetor e në natën finale të 22 dhjetorit, prej nga ku do të dalë përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion 2020, i cili zhvillohet në Rotterdam, Holandë, në maj 2020.
Ndër ta edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila konkurron me këngën “Me tana”, projekt ky i cili u pëlqye shumë nga publiku por edhe kolegët e saj këngëtarë.
Ishte Ledri ai i cili e ka mbështetur Elvanën publikisht./Lajmi.net/