Ledri Vula jep lajmin e shumëpritur për fansat

Ledri Vula javë më parë fshiu të gjitha fotografitë nga profili i tij në Instagram, për të publikuar një seri vargjesh njëpasnjë.

Përmes tyre, ai bëri të ditur se po hap një kapitull të ri, madje u tha se ai po përgatit album të ri, por Ledri nuk preferoi të zbulojë shumë detaje.

Me anë të një videoje të shkurtër, reperi paralajmëroi këngën e re, kurse datën e publikimit e konfirmoi tani.

Ai bëri të ditur se kjo këngë lansohet më 1 shkurt, ndërsa fansat e tij presin me padurim të shohin se çfarë ka përgatitur kësaj radhe ky artist.