Pas “Këngës Magjike”, Fifi rikthehet me projekt të ri muzikor

Fifi po vjen me këngë të re, të cilën pritet ta publikojë më 8 shkurt.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet këngëtarja, e cila bëri të ditur se projekti i saj i ri titullohet “Qaj”, ndërsa zbuloi edhe bashkëpuinëtorët e klipit.

#QAJ Së shpejti 😢 08.02.2020 💣”, ka shkruar Fifi sipër një imazhi të shkëputur nga një skenë e klipit.

Ky projekt vjen pas këngës “Marova” me të cilën kjo artiste garoi në festivalin “Kënga Magjike” dhe zuri vendin e dytë.