Ledri e Melinda të mërkurën publikojnë bashkëpunimin e tyre “A mke dasht”

Ledri Vula ka realizuar disa bashkëpunime ende pa filluar mirë vera.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi ai ka edhe disa bashkëpunime të tjera të cilat do të publikohen shpejt, shkruan lajmi.net.

Njëri nga bashkëpunimet e radhës është ai me Melinda Ademin.

Kënga titullohet “A mke dasht” dhe do të publikohet me 13 korrik (të mërkurën).

Këtë e ka bërë të ditur Melinda, teksa ka publikuar disa fotografi bashkë me Ledrin, të cilat mund të jenë bërë gjatë realizimit të videoklipit.

Ndryshe, një tjetër bashkëpunim që është paralajmëruar është edhe ai me Yll Limanin, për të cilin ende nuk dihet se kur pritet të publikohet.