Ledri do të jetë partneri i Sarës edhe në “Dancing with the stars”?

Shumë shpejt do të fillojë transmetimi i spektaklit “Dancing with the stars”.
Për herë të parë pjesë e këtij spektakli do të jetë edhe Sara Hoxha, shkruan lajmi.net.

Por, partneri i saj nuk është konfirmuar ende.

Së fundi, Sara dhe Ledri ngritën dyshime se ata do të jenë partnerë edhe në kërcim.

Kjo pasi ky i fundit e postoi në ‘InstaStory imazhin e Sarës derisa i ka shkruar: “Partner kon e ki?”, ndërkohë Sara e ka ripostuar duke shkruar: “Mos je gjë ti?”.

Mbetet të shihet nëse vërtetë çiftin do t’i shohim edhe në kërcim.