“Koncerti më i mirë ndonjëherë”, Rita Ora flet pas performancës në Tiranë

Mbrëmjen e kaluar, Rita Ora, ka performuar në Tiranë.

Për të dëgjuar dhe parë nga afër këngëtaren, dolën rreth 400 mijë fansa, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja pati një paraqitje të veçantë për publikun pos këngëve të saj, ajo bashkë me grupin e saj të vallëzimit e kanë performuar edhe “Vallen e Rugovës”.

Rita ishte veshur me të zezë, ndërsa valltarët afër saj në të kuqe, ngjyra këto që simbolizojnë flamurin kombëtar.

Pas koncertit të mbrëmshëm, Rita hyri në ‘Instagram’ dhe pati diçka për të thënë.

“Di të them se ishte koncerti më i mirë ndonjëherë, jam kënaqur shumë, faleminderit të gjithëve që keni ardhur sonte për të më parë”.

“Ishin rreth 300 apo 400 mijë njerëz sa më thanë. Mirupafshim, do të kthehem shpejt, faleminderit të gjithëve që keni ardhur, ju dua shumë, do të shihemi kur të kthehem sërish”, tha Rita në postimin e saj./Lajmi.net/