Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, ka pak muaj që janë bërë prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Sara solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzuan me emrin e veçantë Poem Blu.
Tashmë prindërit e rinj janë të pa ndarë nga vogëlushja e tyre, ndërsa nuk mungojnë fotografitë e shumta me të.
Së fundi, dyshja publikuan një fotografi duke shkëmbyer puthje, teksa Poem e vogël po flinte në karrocë.
Sara dhe Ledri po kujdesen në maksimum për vajzën e tyre dhe janë pothuajse çdo herë pranë saj.
Ndryshe, Ledri i ka dedikuar edhe një këngë Poemës, me titull “Si baba”.