Ledri dhe Sara bëjnë shëtitjen e parë me vajzën e sapolindur

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë çifti që para pak kohe u bënë prindër për herë të parë, teksa u bekuan me një vajzë.

Çifti pasi morën epitetin prindër, jeta e tyre ndryshoi rrënjësisht, ndërsa së fundi bënë shëtitjen e parë me vajzën.

Ishte Sara ajo e cila publikoi një foto, ku Ledri shihej me karrocën e vajzës në duar.

Ndryshe, Ledri Vula ka paralajmëruar të reja edhe në muzikë, të premten (25 dhjetor) pritet të publikohet kënga e tij e re.