Ylli Dërvishi apo i njohur ndryshe si Buci dhe Ledi Vokshi, janë dy prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Kjo pasi të njëjtët janë përfolur edhe për lidhjen e dikurshme që kanë pasur së bashku në spektaklin e ngjashëm “Shpija e Kosovës 2”.
Megjithatë, Ledi ishte ajo që e mohoi se ka pasur diçka më shumë se shoqëri dhe simpati në atë kohë, gjersa Buci u shpreh se nuk do donte të fliste tani për këtë temë, pasi Ledi është tashmë e martuar.
Me këtë ai sikur la të kuptohet se ka pasur diçka vërtet mes dyshes, teksa dyshimet për këtë i shtojnë më shumë së fundmi disa pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.