Leao flet për ambiciet e Ligës Premier, alarmohet Chelsea

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao e ka pranuare se e sheh të ardhmen e tij në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Është zbuluar se Chelsea dështoi me një përpjekje për shkëmbim me Leaon verën e kaluar.

Ata afruan dyshen e sulmit, Christian Pulisic dhe Hakim Ziyech, por Rossonerët nuk ishin të bindur.

Megjithatë, pasi Leao ka folur për ambicien e tij për të luajtur në Ligën Premier, Chelsea është alarmuar përsëri.

“Liga Premier. Mendoj se çdo lojtar dëshiron të luajë në Ligën Premier sepse është një ligë shumë konkurruese”, ka thënë fillimisht Leao për revistën Gaffer.

“Ka futboll tërheqës, ekipe të shkëlqyera dhe një njohje me tifoz në mbarë botën”.

“Serie A aktualisht është e pozicionuar shumë mirë në botën e futbollit, por patjetër që do të thosha Liga Premier në të ardhmen”, përfundoi ylli i Milanit.