Leao është i paprekshëm – Milan do ta blindojë me kontratë deri në vitin 2026

Rafael Leao nuk është në mesin e lojtarëve që janë në shitje.

Skuadra e Milan ka besimin se mund të rinovojë kontratën e Leao për qëndrimin në ‘San Siro’.

‘Rossoneri’ duan ta blindojnë lojtarin me një kontratë deri në vitin 2026 dhe zyrtarizimi pritet të bëhet në javët e ardhshme.

Milan janë gati të rrisin pagën e lojtarit në 4.5 milionë euro për vit.

Skuadra të ndryshme kanë treguar interesim për lojtarin, përfshirë skuadrën e PSG. Megjithatë, Milan e konsiderojnë lojtarin të paprekshëm.

Në Itali raportojnë se çështja e rinovimit të Leao është vetëm çështje kohe.