Le të del Isa Mustafa në zgjedhje me Agim Veliun bartës liste, ta shohim sa vota do fitojë!

Xhevdet Hajredini
1. Sa deputetë do fitonte LDK sikur të mos premtonte koalicion me LVV? Tani le të del Isa Mustafa në zgjedhje me Agim Veliun si bartës të listës dhe kandidat për kryeministër.

2. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa krijuan “realitet dhe rrethana kushtetuese” që presidenti të veprojë “në funksion të interesit shtetëror”, me çka sigurohen kushte Kosova edhe mëtutje,me krim dhe korrupsion, ta mbajë vendin e parë në Evropë.

3. Sot s’ka shtet tjetër në botë ku në parlament debatohet për largimin e qeverisë, për shkak se me masat e marra për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës se njerëzve, I shkelë liritë dhe të drejtat e njeriut.

4. A e di dikush, përveç “koordinatorit” të Qeverisë, se cili është konteksti nga I cili është nxjerë ky tekst:
“Po qe se BFI nuk merr ndihmë nga Qeveria, mos dhasht Zoti, do ta tërheqim ndalesën për tubime dhe atëherë s’do ketë fuqi e cila do mund të na mbrojë nga epidemia me korona virusin: Do bëhemi Bangladesh”.