Der Leyen: Masat e izolimit nuk mund të zgjasin pafundësisht

Kufizimet e vendosura në Europë për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri ishin të domosdoshme, por kanë kosto të mëdha, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Udhëheqësja e BE-së rekomandoi tre parakushte për revokimin e masave: përmbushja e kritereve epidemiologjike, sigurimi i kapacitetit të mjaftueshëm të sistemit shëndetësor dhe mbikëqyrja e testeve në shkallë të gjerë.

“Megjithëse kthimi në normalitet do të jetë shumë i gjatë, është gjithashtu e qartë se masat e jashtëzakonshme të izolimit nuk mund të zgjasin pafundësisht,” thuhet në dokument.