Le Parisien: Pos Mbappe e Campos, në janar mund të largohet edhe Galtier

Paris Saint Germain mund të ketë një sërë largimesh në merkaton e janarit.
Një ndër emrat më të përfolur se mund ta lërë “Parc de Princes” është Kylian Mbappe që s’është i kënaqur fare me situatën të cilën po e kalon te kampionët e Francës.

Sulmuesi dëshiron të ndërrojë ambient sa më shpejt që të jetë e mundur dhe, bashkë me të, drejt rrugës së largimit janë edhe drejtori sportiv, Luis Campos dhe trajneri Christopie Galtier.

Të paktën kështu raporton Le Parisien që “alarmon” drejtuesit kryeqytetas në lidhje me këtë situatë.

Mbetet të shihet nëse treshja do të ketë ndryshime qëndrimesh, apo do largohen ashtu siç po raportohet.