Le Mer: Marrëveshja e BE-së është e mundur dhe e nevojshme

Marrëveshja e vendeve të BE-së për planin e ripërtëritjes është “e mundur dhe e nevojshme”, tha sot ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Mer, në një deklaratë pas tre ditësh bisedimesh midis përfaqësuesve të Unionit, të cilët ende nuk sollën rezultate.

“Çështja e këtyre negociatave që po zhvillohen në Bruksel është nëse Evropa do të jetë në mesin e fuqive të mëdha në shekullin 21 apo jo,” paralajmëroi Le Mer.

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i vazhduan bisedimet maratonë pas mesnatës në Bruksel në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi paketën për rimëkëmbjen ekonomike të Unionit nga pasojat e krizës së shkaktuar nga Kovid-19.

Një zëdhënës i kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishell, në Tuiter, në gjashtë të mëngjesit të sotëm, kumtoi se seancë e re plenare është planifikuar për sot në orën 16:00. /mia