Anxhela Peristeri publikon sekuenca nga klipi i saj më i ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, po vjen me projekt të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Lujta” dhe do të vijë e realizuar edhe me videoklip. Ky projekt do të publikohet sot në orën 17:00.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Anxhela nëpërmjet postimit të një videoje në Instagram, aty ku ndan disa sekuenca të klipit.

“Sot në orën 17:00 “Lujta” 💣”, ka shkruar ajo.