Lavrov thotë se Rusia nuk do ta lejojë Ukrainën të marrë armë bërthamore

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka thënë se Moska nuk do të lejojë Ukrainën të marrë armë bërthamore, sipas një raporti nga agjencia e lajmeve TASS.

“Ukraina ka ende teknologji sovjetike dhe mjete për dërgimin e armëve të tilla,” tha ai në Konferencën për Çarmatimin në një fjalim të regjistruar paraprakisht, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Ne nuk mund të mos i përgjigjemi këtij rreziku real”.

Lavrov mbajti fjalimin e tij para shumë pak njerëzve pasi diplomatët nga shumë vende u larguan si shenjë proteste kundër luftës ruse në Ukrainë. .