Forcat amerikane trajnojnë komandot e FSK-së (FOTO)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton se komandot tona po e vazhdojnë avancimin profesional në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane.

Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se sot ishte në Aeroportin e Gjakovës ku vizitoi komandot e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, të cilët tha se janë duke realizuar, me instruktorët ushtarak amerikan, trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale.

“Nga afër pash nivelin shumë të lartë të përgatitjes së komandove tona për t’u përballur suksesshëm në secilën sfidë. Së bashku me forcat aleate amerikane gjithnjë e më të fortë!”, ka shtuar Mehaj.