Lavrov: Perëndimi nuk duhet të ndërtojë baza ushtarake në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik

FILE PHOTO: Russian Foreign Minister Sergei Lavrov attends a joint news conference with British Foreign Secretary Liz Truss in Moscow, Russia February 10, 2022. Russian Foreign Ministry/Handout via REUTERS/File Photo

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Zvicër se është koha që armët bërthamore amerikane në Evropë të kthehen në shtëpi.

Lavrov pritej të shfaqej personalisht në Gjenevë, por ndalimet e udhëtimit e penguan këtë – kështu që në një mesazh të regjistruar paraprakisht ai tha se Rusia ishte e gatshme të fliste për stabilitetin strategjik me SHBA-në, por ai paralajmëroi se Perëndimi nuk duhet të ndërtojë objekte ushtarake në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Ai gjithashtu dukej se ofronte një justifikim të ri të pushtimit rus në Ukrainë – për të parandaluar që Ukraina të merrte armë bërthamore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të udhëhequr nga Ukraina, shumë ambasadorë, përfshirë ata të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Australisë, Kanadasë, SHBA-së dhe BE-së, u larguan ndërsa Lavrov filloi të fliste.

Ministri i Jashtëm i Rusisë gjithashtu do të flasë sërish – edhe një herë me lidhje video dhe me siguri të regjistruar paraprakisht – në këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut së shpejti.