Lavrov: Nuk kemi asgjë për të diskutuar me perëndimin

Russian Foreign Minister Sergei Lavrov attends a joint news conference following talks with his Armenian counterpart in Moscow, on April 8, 2022. (Photo by Alexander Zemlianichenko / POOL / AFP) (Photo by ALEXANDER ZEMLIANICHENKO/POOL/AFP via Getty Images)

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur me gazetarët pas takimit të tij me ministrat e jashtëm të G20, shkruan The Guardian.

Lavrov tha se Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën dhe Turqinë për eksportin e grurit, por është e paqartë se kur mund të zhvillohen bisedime të tilla.

“Nëse perëndimi nuk dëshiron negociata, por fitoren e Ukrainës në fushën e betejës, atëherë, nuk kemi asgjë për të biseduar me perëndimin, sepse diçka e tillë nuk e lejon Ukrainën të përparojë në procesin e paqes,” tha Lavrov.