Latifi: Ja pse po armatoset Serbia

Shkruan: Blerim Latifi

Mediat po shkruajnë se sot gjashtë aeroplanë transportues kinezë zbritën në Beograd me një ngarkesë të sistemeve raketore HQ-22 për ushtrinë serbe. Po ashtu ditë më parë Serbia njoftoi se po blenë 12 avionë luftarakë nga Franca. Këto janë vetëm zhvillimet e fundit në militarizimin e hovshëm të cilin është duke e bërë Serbia viteve të fundit.

Pse gjithë ky militarizim?
Nga kush kërcënohet Serbia? Është e qartë se nga askush. Në fakt e vërteta eshtë se ajo po përpiqet të krijojë një asimetri të madhe ushtarake me fqinjët e saj në Ballkanin perëndimor. Kjo vetvetiu e bën shtetin më të rëndësishëm në rajon. E kur je më i rëndësishmi, atëherë edhe interesat tua merren parasysh para interesave të të tjerëve.

Ndërkaq, ne çka bëjmë?
Atë që e kemi bërë gjithmonë, e që Fishta e thotë me ironi goditëse: Pijmë mastikë, e qesim petlla n’ujë.