Largimi i mundshëm i Lewandowskit – ja cilin lojtar ia propozon ish-klubit të tij Boateng

Me Robert Lewandowskin tashmë gati me valixhe në duar, Bayern Munich është duke e menduar seriozisht çështjen e zëvendësimit të lojtarit.

E, që t’u ndihmojë sadopak në lidhje me këtë çështje, një ish-lojtar i “bavarezëve” e ka një propozim interesant.

Sipas Jerome Boateng, kampionët gjermanë duhet t’i hedhin sytë kah Harry Kane i cili po vazhdon të shkëlqejë me Tottenham Hotspur.

“Personalisht, unë do të zgjedhja Harry Kanen nga Tottenhami për Bayern Munich”, tha ai.

Anglezi shihet si alternativë e mirë për shumë skuadra, kësisoj një transferim i tij në “Allianz Arena” do të mirëpritej shumë.