Largimi i anijes, përplasje mes Qytetit të Shkupit dhe kompanisë

Ditë e pafat për anijen e “fatit”. Nga sot mbyllet anija në lumin Vardar sepse ka filluar çmontimi i saj. Ndërmarrja publike “Rrugë dhe Rrugica” me javë të tëra do ta çmontojë anijen, ndërsa sot u hoq inventari i saj.. Kryetari i Shkupit Shilegov thotë se anija është hequr nga shtrati i lumit pas përfundimit të kontratës.
Nuk bëhet fjalë për diçka se ka ndalim gjyqësor nga njëra anë, nga ana tjetër nga momenti kur e kemi zgjidhur kontratën, e kemi zgjidhur atë për shkak të tre qirave të papaguara, pas përfundimit të kontratës qiratë janë paguar dhe fondet iu kthyen. Në aspektin juridik, kjo pagesw nuk ndikon në zgjidhjen e kontratës, pas përfundimit të kontratës thjesht nuk ka efekt”, tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Kompania që e posedon anijen thotë se anija në fjalë po demontohet në mënyrë të paligjshme.

Ky është investim privat 100 përqind nga një qytetar-investitor Bullgar. Janë investuar 1.2 milion euro. Leja për instalimin e pajisjeve urbane nuk është anuluar ende, që do të thotë se akti juridik mbi të cilin është vendosur kjo anije, ende ekziston dhe është në fuqi. Nuk ka asnjë akt ligjor që revokon lejen për instalimin e pajisjeve urbane”, pohoi Zharko Milenkovski, menaxher i kompanisë “Servis Emus”.

Anija do të vendoset në depon e Qytetit të Shkupit, nga ku pronari do të mund ta merr atë. Nga kompania thonë se e kanë informuar Ambasadën Bullgare dhe BE-në për rastin në fjalë. Fat i ngjashëm e pret edhe anijen afër MEPSO-s, për të cilin priten procedurat gjyqësore. Në Lumin Vardar do të mbetet vetëm anija afër QTQ-së, sepse kompania deri më tani nuk e ka shkelur kontratën.