Laporta: Si president i Barçës, ndihem borxhli ndaj Messit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me Leo Messin.
Në gusht të vitit 2021 Messi i dha fund periudhës së tij te Barcelona.

Argjentinasi u detyrua të largohet nga ekipi i fëmijërisë së tij, si pasojë e problemeve financiare.

Pas transferimit të Messit në PSG shumë zëra u përhapën për një rikthim të mundshëm të tij në ‘Camp Nou’.

Së fundmi lidhur me këtë ka folur edhe presidenti i ekipit, duke shpresuar se historia në mes Barçës dhe Leos të mos ketë përfunduar, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj, shpresoj se historia e Leo Messit me Barcelonën nuk ka përfunduar ende. Është ende e hapur, është përgjegjësia jonë të sigurohemi që të ketë një fund më të bukur se sa ishte.

Si president i Barçës, ndihem borxhli ndaj Messit”, përfundoi ai.

35 vjecari kaloi në ‘Parc des Princes’ për shumën e 80 milionë eurove dhe ka kontratë edhe një vit me skuadrën parisiene.