Laporta konfirmon se dyshja Olmo – Victor mund të luajnë në El Clasico

Te Barcelona ka marrë fund makthi për regjistrimet e Dani Olmos dhe Pau Victor, të cilët do të vazhdojnë të jenë pjesë e katalunasve.

Pas disa javësh polemika, presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka folur publikisht për regjistrimin që përfshin Dani Olmo dhe Pau Victor.

“Kjo Superkupë ka qenë e përfshirë në një polemikë që mund të ishte shmangur nëse do të kishin bërë gjërat ndryshe”, tha Laporta.

Presidenti i Barcelonës, ka konfirmuar se dyshja Olmo – Victor do të luajnë në finalen e Superkupës ndaj Real Madridit.

“Fakt është se tashmë është zgjidhur çështja dhe ata Dani Olmo dhe Pau Victor do të jenë në gjendje të luajnë”.

“Futbolli është emocion. Mund të qeshësh, mund të qash, mund të jesh i lumtur, mund të jesh i zemëruar, mund të jesh në një situatë ekstreme, por gjëja e rëndësishme janë emocionet që përjetojmë në jetë dhe në futboll”.

“Por futbolli është ndjenjë e pastër dhe kjo është arsyeja pse fiton gjithmonë”, tha Laporta.