Laporta: Do të bisedojmë me De Jong dhe të zbulojmë saktësisht se çfarë dëshiron ai

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me Frenkie de Jong.

E ardhmja e De Jong vazhdon të jetë e paqartë.

Mesfushori u tha se ishte shumë pranë transferimit te Manchester United.

Kur po mendohej se kishte mbetur vetëm zyrtarizimi, gjërat ndryshuan.

Tashmë po thuhet se holandezi nuk dëshiron të kalojë te ‘Djajtë e Kuq’, pasi kërkon të qëndrojë në ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.

Është presidenti i Barçës, Laporta që ka thënë se do të bisedojnë me De Jong për të kuptuar se çfarë do ai.

“Ai është lojtari ynë, na pëlqen shumë. Kemi marrë disa oferta për Frenkie por nuk po i pranojmë për momentin, duam të flasim me të dhe të zbulojmë saktësisht se çfarë dëshiron. Duhet të sqarojmë disa aspekte. të situatës së tij”, tha ai për ‘ESPN’.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final në lidhje me të ardhmen e mesfushorit.