Një tren metroje pasagjerësh, me fibra karboni, i quajtur CETROVO 1.0, filloi funksionimin në qytetin port të Qingdao në provincën Shandong të Kinës lindore. Trupi i trenit përbëhet nga fibra karboni, duke reduktuar peshën e mjetit dhe të vagonëve përkatësisht me 25 për qind dhe 50 për qind, duke e bërë peshën totale 11 për qind më të lehtë krahasuar me trenat konvencionale, shkruan “Xinhua”.
Liu Jinzhu, shefi projektues i trenit nga “CRRC Qingdao Sifang Co., Ltd.”, tha se konsumi i energjisë i secilit tren mund të reduktohet me 7 për qind gjatë funksionimit, duke çuar në një rënie vjetore prej rreth 130 tonë emetime të dyoksidit të karbonit, që është afërsisht e njëjtë me mbjelljen e rreth 6.7 hektarëve me pemë.
Foto nga VCG
Përdorimi i materialeve me fibra karboni gjithashtu përforcon trupin e mjetit, rrit rezistencën e tij ndaj goditjes dhe zgjat qëndrueshmërinë e strukturës së tij. Pjesa e brendshme e trenit ka elementë me fibra karboni, duke filluar nga sediljet, mbështetëset e krahëve deri te tastiera e makinistit, të gjitha duke kontribuar në një ndjesi futuriste dhe të teknologjisë së lartë.
Falë përdorimit të përbërjeve me fibra karboni, është përmirësua amortizimi i dridhjeve dhe izolimi i zërit të trenit, duke siguruar një udhëtim më të qetë dhe një përvojë më të rehatshme për pasagjerët.
Foto nga VCG