Me pikellim te madh mora lajmin se eshte ndare nga jeta z.Naxhi Osmani,(ne foto, me kolege te tjere) me te cilin afro dy dekada kemi qene kolege ne redaksine e gazetes “Flaka e vellazerimit” dhe pikerisht ne kohen kur ai ishte zv.kryeredaktor, ne janar te vitit 1988, isha pranuar si gazetar…




Ne vitin 1981, dite bashke me nje shok me te cilin sapo kishim filluar studimet ne gazetari, shkuam ne redaksine e gazetes “Flaka e vellazerimit” per te kerkuar hapesire bashkepunimi, dhe si sot me kujtohet, na pranoi pikerisht z.N.Osmani bashke me sekretarin Abdyrahman Kurtishi dhe se shpejti redaksia e Flakes, te gjithe studenteve qe kishim prirje per shkrime, na ofroi mundesi per te botuar tekste, ne rubriken per te rinj qe u hap per ne, duke fituar keshtu pervoje praktike para se te na punesonin…Ky ishte takimi i pare me z.Naxhi Osmani, te cilin e mbaj mend si njeri pedant dhe te perpikte ne pune, qofte si lektor qe kishte punuar me heret, qofte si zevendes kryeredaktor ne kohen kur kemi punuar bashke, apo edhe redaktor revistash per femije…
Lamtumire, baci Naxhi! (Daut Dauti)