Frank Lampard, trajneri i përkohëshëm i Chelseat u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së vikendit kundër Bournemouth në Premier League.
Legjenda e futbollit u ngacmua nga gazetarët në konferencë, por Lampard dha një përgjigje që krijoi një atmosferë qesharake, shkruan Lajmi.net
Ai u pyet rreth stresit që ka prej që është bërë trajner futbolli, kurse përgjigja e tij drejtuar gazetarit ishte kjo: “A është puna juaj kënaqësi gjithmonë?”
Sigurisht se çdo punë e ka stresin e vet, kurse Lampard tani po përballet me një stres më të madh. A do ta shpëtoj skuadrën e tij drejt mbetjes në Premier League?
Blutë e Londrës momentalisht janë në pozitën e 12-të me 39 pikë, vetëm nëntë pikë më shumë se pozita që dërgon direkt në Championship./Lajmi.net/




