Skuadra e Napolit mbrëmë me një barazim 1 me 1 ndaj Udineses siguroi titullin e Serie A pas më shumë se 33 viteve.
Para pak çastesh ata kanë mbërritur në qytetin e Napolit, pasi mbrëmë festuan në Udine, shkruan Lajmi.net
Por, interesante është ajo që futbollistët po largohen nga aeroporti me taksi dhe jo me autobusin e klubit.
Dhjetra taksistë po bartin lojtarët drejt qytetit, ku do të festohet titulli i tretë në histori të klubit./Lajmi.net/