LAMM: Po punohet në pastrimin e rrugës Mavrovë – Dibër!

Lëkundjet e fortë të tërmetit që goditën vendin tonë, kanë shkaktuar rrëshqitjen e dheut në rrugën Mavrovë Dibër.

Nga LAMM informojnë se po punohet në pastrimin e rrugës dhe komunikacionit të zhvillohet pa pengesa.

“Për shkak të rrëshqitjes së tokës, rruga Mavrovë – Dibër është ndërprerë. Ne jemi duke punuar në pastrimin e rrugës dhe sigurimin e rrjedhës së trafikut”, theksuan nga LAMM.