Lakers u rikthehen fitoreve, triumfojnë ndaj Timberwolves

LA Lakers arritën fitore ndaj Minnesota Timberwolves me rezultat të thellë, 127 – 91. Kjo fitore vjen pas humbjes që pësuan nga rivali i qytetit LA Clippers.

Tani, Lakers në tre ndeshjet e fillimit të sezonit kanë dy fitore dhe një humbje.

Më të dalluarit për Lakers ishin: Kuzma 20 pikë, LeBron James  18 pikë, Harrell/Gasol/Horton/Tucker – 12 pikë, Dennis Schröder – 11 pikë.

Marc Gasol ishte efektiv në të dyja anët e fushës me 12 pikë, 7 kërcime, 8 asistime dhe 4 bllokime.

Anthony Davis ishte jashtë ndeshjes për shkak lëndimit në këmbën e djathtë.