Lakers pësojnë humbje nga Clippers në fillimin e sezonit të ri në NBA

Dec 22, 2020; Los Angeles, California, USA; LA Clippers guard Paul George (13) drives against Los Angeles Lakers forward Anthony Davis (3) and center Marc Gasol (14) in the second quarter at Staples Center. Mandatory Credit: Kirby Lee-USA TODAY Sports

Los Angeles Lakers e filluan keq sezonin e ri në NBA.

Skuadra kampione u mposht nga rivali i qytetit Los Angeles Clippers me rezultat 116-109 në ballafaqimin e xhiros së parë të sezonit të rregullt në NBA, transmeton lajmi.net.

Paul George ishte fantastic tek Clippers duke e mbyllur ndeshjen me 33 pikë e gjashtë kërcime.

Kawhi Leonard shtoi 26 pikë duke ofruar mbështetje të madhe në fazën e sulmit.

LeBron James ishte basketbollisti më i dalluar tek Lakers me 22 pikë. Përforcimi i ri, Dennis Schroder e mbylli takimin me 14 pikë e tetë kërcime.

Në ndeshjen tjetër, Brooklyn Nets shënoi fitore ndaj Golden State Warriors me rezultat të thellë 125-99.