Sport Lakers ndërprenë serinë e fitoreve të GSW, triumfojnë për herë të tretë...

Lakers ndërprenë serinë e fitoreve të GSW, triumfojnë për herë të tretë 20 ditëve

Los Angeles Lakers janë përballur për herë të tretë brenda 20 ditëve me Golden State Warriors në NBA.

Si dy herët e kaluara, edhe kësaj radhe Lakers kanë triumfuar përkundër se patën dy mungesa të mëdha si LeBron James dhe D’Anelo Russell.

Lakers triumfuan në derbin e Kalifornisë me tetë pikë diferencë 113:105.

Anthony Davis ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 39 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, teksa bëri edhe dy bllokada.

Austin Reaves kontribuoi me 16 pikë e tetë asistime, ndërsa me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Brown (14), Beasley (12), Schorder (11) dhe Vanderbilt që shtoi 10 pikë dhe 13 kërcime.

Stephen Curry me 27 pikë dhe Klay Thompson me 22 të tjera ishin më efikasit te Warriors, por që nuk mjaftuan për fitore.