Sport Lakers marrin fitore të madhe ndaj Suns, Warriors triumfojnë ndaj Dallasit

Lakers marrin fitore të madhe ndaj Suns, Warriors triumfojnë ndaj Dallasit

Los Angeles Lakers kanë marrë një tjetër fitore në NBA, kësaj radhe ndaj Phoenix Suns në Crypto.com Arena.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar para adhuruesve të vet ndaj Phoenix Suns me 11 pikë diferencë 122:111.

Çereku i parë dhe i tretë i takuan mysafirëve, derisa në të dytin dhe të katërtin ishin më të mirë vendasit dhe kjo ishte vendimtare për fitoren e tyre.

Anthony Davis ka qenë më meritori për fitoren e Lakers me 27 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe fundori D’Angello Russell me 26 pikë e gjashtë asistime, derisa Austin Reaves shtoi 25 pikë të tjera dhe 11 asistime.

Te mysafirët më i dalluari ishte Devin Booker me 33 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore të madhe ka shënuar edhe Golden State Warriors që ka triumfuar në udhëtim te Dallas Mavericks me dy pikë diferencë 125:127.