Sport Lakers hakmerren ndaj Chicago Bulls, triumfojnë në United Center

Lakers hakmerren ndaj Chicago Bulls, triumfojnë në United Center

Los Angeles Lakers është hakmarrë ndaj Chicago Bulls për humbjen e pësuar tre ditë më parë në Kaliforni.

Gjiganti i basketbollit amerikan ka triumfuar në udhëtim te Bulls me 11 pikë diferencë 110:121.

Ka qenë një duel ku Lakers ishin të kompletuar me tre yjet LeBron James, D’Angelo Russell e Anthony Davis dhe që nga fillimi i ndeshjes krijuan epërsi të lartë.

Qendra amerikane Anthyony Davis ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel ku e mbylli me 38 pikë, 10 kërcime, katër asistime, dy topa të vjedhur e dy bllokada.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 25 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

Ndërkohë kontribut të madh dhanë edhe Austin Reaves me 19 pikë si dhe D’Angelo Russell që shtoi 17 të tjera.

Te vendasit më i dalluari ishte qendra malazeze Nikola Vucevic me 29 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime.