Lakers fituan derbin me Clippers, Warriors mezi mposhten Kings

Mbrëmë (e mërkurë) dhe mëngjesin e sotëm (e enjte) u luajtën 13 ndeshje në NBA dhe ne pamë një ndeshje të jashtëzakonshme në Staples Center ku Los Angeles Lakers mposhtën Los Angeles Clippers pas kohës shtesë me rezultatin 130:125.

LeBron James shkëlqeu me 35 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asistime për t’i dhënë fitore ekipit të tij. D’Angelo Russell shënoi 27 pikë dhe Anthony Davis gjithashtu shënoi 27 pikë me dhjetë kërcime, dhe Lakers i dhanë fund një serie të pabesueshme prej 11 humbjesh radhazi kundër rivalit të tyre të qytetit.

Në anën tjetër, Kawhi Leonard ishte i shkëlqyer me 38 pikë e 6 kërcime, ndërsa Paul George shtoi 35 pikë e 6 kërcime.

 

Minnesota Timberwolves mundi Denver Nuggets me rezultat 110:89 dhe i shkaktoi humbjen e parë sezonale kampionëve aktualë të NBA.

Timberwolves luajtën një ndeshje të shkëlqyer dhe ata u prinë drejt fitores nga Anthony Edwards me 24 pikë dhe Karl-Anthony Towns me 21 pikë.

Në anën tjetër, Nikola Jokiq pati një paraqitje prej 25 pikësh, 10 kërcimesh dhe tri asistime.

Boston Celtics mposhti Indiana Pacers me rezultat 144:109, Toronto u tregua e fortë për Milwaukee Bucks 130:111, ndërsa Golden State Warriors mposht 102:101 Sacramento Kings.

 

Rezultatet e ndeshjeve

Detroit Pistons – Portland Trail Blazers 101:110

Toronto Raptors – Milwaukee Bucks 130:111

Atlanta Hawks – Washington Wizards 130:121

Boston Celtics – Indiana Pacers 155:104

Miami Heat – Brooklyn Nets 105:109

New York Knicks – Cleveland Cavaliers 89:95

Oklahoma City Thunder – New Orleans Pelicans 106:110

Houston Rockets – Charlotte Hornets 128:119

Minesota Timberwolves – Denver Nuggets 110:89

Dallas Mavericks – Chicago Bulls 114:105

Utah Jazz – Memphis Grizzlies 133:109

Golden State Warriors – Sacramento Kings 102:101

Los Angeles Lakers – Los Angeles Clippers 130:125 (Pas kohës shtesë)