LAJMI FUNDIT: Shtatë të infektuar të tjerë me koronavirus në Kumanovë, njëri prej tyre nga komuna e Likovës

Shtatë të sëmurë të tjerë nga koronavirusi janë regjistruar në Kumanovë, njoftoi Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, duke shtuar se gjashtë prej tyre janë nga Kumanova, ndërsa njëri nga komuna e Likovës.

“Gjatë 24 orëve, kemi 7 raste të reja. Një prej tyre nga rajoni i Likovës. Grupi i të prekurëve është nga mosha 27 deri 70 vjeç. Mes tyre nuk ka personel mjekësor. Po bhen anketa epidemiologjike dhe po kërkohen kontaktet e tyre që në kohë të izolohen dhe të merren masa për parandalimin e përhapjes dhe shërimin e tyre të shpejt”, theksoi dr.Jadrana Stamenkovska, epidemiologe nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë.

Në këtë komunë prej dje po kryhen teste dhe po merren mostra përmes mjekëve amë, dhe se 24 orët e fundit janë testuar 18 veta, prej të cilëve 7 rezultuan pozitiv. Nga kjo qendër dhe autoritetet komunale kanë bërë thirrje për vetizolim dhe që qytetarët që qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Kumanova prej mbrëmë në ora 21 është në karantinë deri të hënën në orën 05 të mëngjesit.