Ka ndërruar jetë sot, Rahim Kadriu, themeluesi dhe pronari i radio “Vati”, një nga radiot e njohura shqiptare në Shkup dhe me gjerë në Maqedoni.
“Lajm pikëllues për banorët e Nerezit të Shkupit por dhe për shqiptarët në përgjithësi. Në mëngjes ndrroi jetë themeluesi i Radio Vatit, Rahim Kadriu”, është njoftimi që kumtoi ndarjen nga jeta të Rahimit.
Ai në vitet e 90-ta e krijoi këtë radio si një ndër më të dëgjuara shqiptare në Shkup dhe me gjerë.(INA)