Lajm i mirë nga Tetova, 80 persona të shëruar dhe tre të infektuar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.323 teste të kryera janë regjistruar 721 raste të reja me virus. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1753 pacientë. Ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 9 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 105.269 raste, prej të cilëve 93.942 janë shëruar, kurse 3.165 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8.162 raste aktive.

Bilanc më pozitiv gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar Shkupi me 750 persona të shëruar, por numri i të infektuarve mbetet ende i lartë (rreth 350). Me bilanc edhe më optimist është Tetova, me 80 të shëruar dhe 3 persona të infektuar, transmeton gazeta Lajm.
Mirëpo mjekët apelojnë te qytetarët që të respektojnë masat dhe të mos relaksohen, sepse çdo relaksim mund të rrisë rrezikun për rikthim të ndonjë vale edhe më të madhe.