Lajm i mirë nga shkencëtarët amerikanë: Virusi sezonal mund të mbrojë nga koronavirusi

Studiuesit në SHBA aludojnë se ftohja e zakonshme mund të ofrojë një mbrojtje kundër coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një hulumtim i fundit në Universitetin Yale, zbuloi se rinovirusi – shkaku më i shpeshtë i një ftohjeje – mund të iniciojë mbrojtjen antivirale të trupit, duke ia siguruar trupit mbrojtjen kundër gripit.

Ata zbuluan se prania e rinovirusit shkaktoi prodhimin e agjentit antiviral “interferon”, i cili është pjesë i reagimit të hershëm të sistemit imunitar ndaj “pushtimit” të patogjenëve.

Studiuesit dëshirojnë ta kuptojnë nëse virusi i ftohjes mund të ofrojë lloj të ngjashëm të mbrojtjes para infektimit me COVID-19.

“Reagimi i interferonit, i cili është mekanizëm i përgjithshëm mbrojtës kundër të gjitha viruseve, mund të funksionojë edhe kundër COVID-19″, u shpreh Ellen Foxman, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Yale.

“Nëse e bëni eksperimentin në një laborator mund ta aplikoni këtë interferon në qeliza, që mund të bllokojë virusin që shkakton COVID-19”, tha ajo.

“Është e mund që ne do ta realizojmë të njëjtën gjë, mirëpo ne sapo kemi filluar me eksperimentet”, deklaroi ekspertja.